Këtë pasdite është mbledhur në Kuvend grupi i dialogut mazhorancë-opozitë për të vijuar diskutimet për votën e diasporës, ku pjesëmarrës është edhe kreu-së i KQZ, Ilirian Celibashi. Pjesë e diskutimeve janë mënyra e votimit, çështja e regjistrimit të votuesve nga jashtë, si dhe siguria e votimit.
Opozita ka shprehur kundërshtitë e saj për votën e diasporës përmes postës. Grupi i diskutimit pritet që pas Celibashit, të ketë dëgjesa dhe me institucione të tjera që kanë lidhje me votën e diasporës.
Celibashi propozon që vota e diasporës të realizohet përmes një aplikacioni, i cili do të ruajë anonimatin dhe do të ketë të gjitha garancitë që parashikon ligji. Në një prononcim për mediet, Celibashi ka sqaruar dhe propozimin e tij për votën e diasporës.
”Për mua mënyra më e mirë është ajo e dërgimit të fletës së votimit përmes një aplikacioni. Procesi është i garantuar nga ana teknike, i kriptuar i gjithë komunikimi. Ata që e njohin teknologjinë e informacionit e kuptojnë se kjo është e bëshme.