itën e djeshme, Shqipëria u përball me Kroacinë në një ndeshje të zhvilluar në orën 15:00 në Hamburg të Gjermanisë.
Sakaq ishte Qazim Laçi që ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi me golin e parë të shënuar në portën e kundërshtarëve.
Babai i tij, Emin Laçi, ka folur për “Vizionin e Pasdites” për emocionet që ka përjetuar gjatë ndeshjes së djeshme dhe është rrëfyer se e ka parandjerë golin e të birit.
“Jam në Gjermani. Isha në stadium. Unë dhe bashkëshortja ime ju falenderojmë pa masë. Ishim të dy në stadium. Ishin emocione të paparashikuara. Isha shumë i bindur që do fitonim me Kroacinë sepse kemi një brez shumë të fortë. Nuk ishim me fat sepse ramë me 3 skuadrat më të forta të Europës. Mirëpo me çunat që kemi, jo sepse është djali im, kemi një brez shumë të artë. Deri më tani dy emocione më kanë gëzuar kaq shumë. Ditën kur lindi Qazimi dhe goli i djeshëm. I kam thënë bashkëshortes, unë e kam parë kur ka shkelmuar topin e parë, do të bëjë gol.
Me shumë ankth, por më ka bërë përshtypje që ishte një ndeshje shumë vëllazërore me ato tifozët e Kroacisë, duke u përqafuar me njëri-tjetrin”, tha ai.