Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Në këtë konferencë, ambasadori amerikan foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar më shumë bashkëpunim.
“Nuk besoj që të dyja palët po punojnë mirë. Ne duam të shohim Kosovën duke avancuar, por disa gjëra po pengohen. Ish-kryeministri italian u tregua më i sjellshëm, por un nuk mund të jem.
Duhet të bëjmë më mirë sepse është një vizion i artikuluar edhe nga Ibrahim Rugova, që të jetë një shtet sovran demokratik.
Kam lexuar të gjitha raportet e takimit të djeshëm dhe mendoj që ka pasur shprehje që Kosova është pjesë integrale e Serbisë.
Kjo është pikëpamja e tyre jo e jona. E kuptoj historinë, por SHBA e ka pranuar Kosovës si shtet demokratik dhe sovran dhe kjo është premisa që duhet t’i përmbahemi”, tha ai.