Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage është qëlluar sot me një përzierje qumështi teksa bënte fushatë për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Britani, çka politikanit të djathtë i ndodh tashmë për herë të dytë.
Një vajzë e re duket se ishte ngarkuar për të kryer detyrës e ‘lagies turpëruese’ të Farage, teksa ai ishte duke takuar votues në Clacton, në veri të Londrës. Farage sapo kishte vizituar një bar vendas ku kishte folur për disa mbështetës, të cilëve u tha se do të kandidonte për zonën e Clacton.
Policia e Essex tha se kishte bërë dy arrestime në lidhje me ngjarjen e sulmit me lije në fytyrë. Ata shtonin: Oficerët bënë dy arrestime në lidhje me pijen e lëshuar ndaj kandidatit në Clacton… një 23-vjecare nga Clacton, u arrestua si e dyshuar për sulm.”
Teksa policët po kryenin arrestimin e të dyshuarës, një individ i dytë ishte ndaluar për sulm ndaj një punonjësi emergjence, thanë autoritetet, duke shtuar se të dy po merren në pyetje.
Sulmet me pije qumështi janë parë dhe në zgjedhjet e 2019 në Britani, ku Farage u bë objekt gjatë një eventi fushate në Newcastle.
Përzierjet e qumështit nuk shkaktojnë dëm ndaj personit që goditet me to, por pas incidentit të 2019, policia mori në pyetje një komedian të majtë në Angli që kishte komentuar se “hedhja e qumështit ndaj politikanëve është ‘një shpërdorim’, kur shumë mirë mund të përdoret acid baterie”./BreitbartNews/