Radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri janë konstatuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës. Dyndja në sportelet greke është vënë re që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe vijon (Ora 11:00)
Radha e automjeteve në pritje për të dalë nga territori grek vlerësohet të jetë deri në 2 km. Mësohet se pala greke po punon vetëm me 1 sportel, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Piro Nase.