42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur numri i turistëve këtë verë. 23% prej tyre janë turistë të huaj. Shifrat i bëri me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku edhe listoi 5 destinacionet më të preferuara të vizitorëve.
Ndër to për nga numri i vizitorëve kryeson kalaja e Gjirokastrës me 120.723 vizitorë e më pas renditet muzeu i Krujës.
‘Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj
Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë.’- shkruan Rama.