Gjatë të gjithë natës, ushtria izraelite kreu një valë sulmesh ajrore në Dahieh, bastion i Hezbollahut në Bejrutin jugor.
Pas paralajmërimit për banorët që të evakuoheshin, ushtria tha se kishte në shënjestër vende, duke përfshirë objektet e prodhimit të armëve dhe vendet e magazinimit që sipas ushtrisë izraelite ishin të lokalizuara poshtë banesave civile.
Mijëra persona janë mbledhur në rrugë dhe sheshe në Bejrutin qendror, duke ikur nga shtëpitë e tyre me vetëm çanta shpine dhe pak sende e rroba me vete.
Këto sulme pasuan sulmet më të fuqishme ajrore izraelite në qytet në këtë konflikt, ndërsa duket se shënjestër e sulmit ka qenë lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, për të cilin gjatë natës Izraeli pretendoi se e ka eliminuar.