Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mesataret e sondazheve tregojnë një garë të ngushtë midis dy kandidatëve, zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump, ku të dy konkurrojnë për kryesimin në shtetet kritike, sipas Washington Post.
Sondazhet në shtatë shtete kyçe – Nevada, Pensilvania, Karolina e Veriut, Ëisconsin, Arizona, Xhorxhia dhe Miçigan – pritet të jenë vendimtare për rrugën e secilit kandidat për në Shtëpinë e Bardhë.Harris kryeson në katër prej shteteve të lëvizjes – Nevada, Pensilvania, Ëisconsin dhe Michigan, me sondazhin e fundit që tregon më pak se një pikë epërsi për Harris në Nevada dhe Pensilvani. Trump ruan një avantazh të lehtë në Karolinën e Veriut, Arizonën dhe Gjeorgjinë.
Në Nevada, Harris mban një epërsi në më pak se një pikë përqindjeje dhe rezultati mund të ndryshojë ndjeshëm, me diferenca të mundshme nga një avantazh prej tetë pikësh për Trump në një avantazh prej nëntë pikësh për Harris, sipas Washington Post.