Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje.

Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

‘Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore’, njofton policia.

Sipas policisë, firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.