La Liga në Spanjë është në javën e 15-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në Katalonjë, aty ku vendasit e Barcelonës u mposhtën 1-2 nga Las Palmas. Në krizë djemtë e Hansi Flick që prej tre ndeshjesh radhazi nuk shohin tri pikë në kampionat. Ishullorët nga Canarie kanë prishur festën e Barçës në 125 vjetorin e klubit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa ishte Ramirez që në të 49 minutë kaloi në epërsi miqtë. Kapiteni Raphinha riktheu barazpeshën në të 61 minutë, ndërsa goli i Silvas i dha tri pikë të arta Las Palmas. Ishullorët nuk fitonin në fushën e Barcelonës që nga viti i largët 1971, pra 53 vite më parë.

Barcelona me 34 pikë mban vendin e parë, por Real Madrid gjendet vetëm katër pikë pas, duke pasur edhe dy ndeshje më pak. “Galaktikët” kanë mundësinë të ngjiten në krye të La Ligas, me kampionatin që mbetet i hapur.

Shihni golat