Kreshnik Spahiu tha në Report Tv se në Europë po pritet të ndodh një ridimensionim i madh dhe jo më kot në Gjermani pritet të zgjidhet si kancelar në zgjedhjet e ardhshme lideri i CDU-së, njeriu më pro amerikan në Gjermani dhe aleat i Trump.

Nga ana tjetër, si shef i NATO-s u zgjodh aleati kryesor i Trump në mandatin e parë, Marc Rutte.

“Mendoni se do bëhet Orban lider i Europës? Mendoj se jo. E shikoni si rastësi rrëzimin e qeverisë në Gjermani? Do vijë njeriu me pro amerikan, lideri i CDU-së. Pritet të bëhet lideri i Gjermanisë në zgjedhjet e janarit. Ka drejtuar investimet amerikane. Për dy dekada drejtoi lidhjen gjermano- amerikane. Pritet të bëhet lideri i gjithë Europës.

E shikoni rastësisht që i vetmi aleat i Trump në Europë gjatë mandati të parë Marc Rutte u bë sekretar i NATO. Mendoni se u bë rastësisht? Kanë qenë të informuar dhe të kalkuluar për një fitore të mundshme të Trump. Dy miq dhe aleat të ngushtë të Uashingtonin dhe Trump vijnë në krye të Eurpoës. Do ketë një qasje të re dhe me shumë të drejtë Meloni e tha sot që Europa pritet të ridimensionohet. A jemi ne të përgatitur? Nëse Gjermania e nxjerr një as në tavolinë”, tha ai.