Në episodin e 11-të të podkastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama pati të ftuar dy të rinj, të cilët kanë braktisur jetën urbane për t’iu përkushtuar jetës në fshat. Ndryshe nga tradita e zakonshme që lidh fshatin me bujqësinë apo blegtorinë, ata kanë zgjedhur një drejtim të ri: turizmin.

Çifti ndau historinë e tyre mbi vendimin për të jetuar dhe punuar në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, ku kanë ngritur një biznes për të mirëpritur vizitorë dhe turistë nga e gjithë bota. Gjatë bisedës, Kryeministri Rama i këshilloi që ta zgjeronin këtë biznes dhe premtoi mbështetje për nismën e tyre, duke e vlerësuar si një shembull frymëzues për të rinjtë e tjerë.