Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se me realizimin e piketave të ndërmjetme, Shqipëria siguron përfitime të konsiderueshme financiare nga Bashkimi Evropian.

Realizimi i piketave të ndërmjetme, sipas Manjës, është parakusht për mbylljen e kapitujve të tjerë dhe sjell përfitime financiare të konsiderueshme për Shqipërinë.

“Nëse realizojmë reformat e ndërmarra deri në vitin 2025, buxheti i shtetit do të përfitojë 87 milionë euro”, bëri të ditur Manja.

Ndërsa nga realizimi i 23 masave ku jemi angazhuar, Manja theksoi se Shqipëria do të përfitojë gjithsej 172 milionë euro.