Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025. Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës.
Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.