Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore, megjithatë nuk priten reshje.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët