Myrto Uzuni u prezantua te FC Austin në MLS amerikane të futbollit. Sulmuesi beratas tha para medieve se u bind të kalonte në këtë ekip dhe të linte Granadan në Spanjë për shkak të tifozëve.

Numrin 10 do mbajë mbi shpinë Uzuni.

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, tha Uzuni.

29-vjeçari beratas “bëri luftë” me ish-klubin e tij për të kaluar në SHBA edhe për shkak të pagës së majme, e cila përllogaritet deri në 1.5 mln dollarë në sezon. Pritet që Uzuni të jetë një ndër lojtarët më të mirë të ekipit.