Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për bashkatdhetarët në Athinë, që të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në kryeqytetin grek.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë që të marrin pjesë në panairin, i cili sipas tij ofron mundësi të mira për punësim dhe rikthim në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama.