Rikthehen reshjet e shiut, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. Parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

– në zonat malore 0 deri 11°C

– në zonat e ulëta 6 deri 16°C

– në zonat bregdetare 7 deri 16°C