Objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij të cilën një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë një mesazh i përsëritur nga Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Hegseth tha se “2% është një fillim, por nuk mjafton, nuk mjaftojnë as 3%, as 4%, e as 5%, urgjenca është reale”. Së fundmi, ka folur edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.
‘Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Pjesa evropiane e NATO-s duhet të shpenzojë më shumë. Duhet ta çojmë ndoshta në 3%. Tani nuk mund të them një numër të saktë, por do ta bëjmë atë bazuar në fakte dhe shifra. Por është absolutisht e qartë nëse qëndrojmë me shifrat aktuale, nuk do të jemi të sigurt për katër ose pesë vjet”, përfundoi deklaratën me paralajmërim shefi i NATO-s.