Teuta mund Tiranën 2-1 me përmbysje, në takimin e Superiores të luajtur në “Niko Dovana”.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të. Ernest lëvizi mjaft mirë në zonë dhe shërbeu për Zharmuni, i cili nga fare pranë nuk fali dhe dërgoi topin në rrjetë. Goli u anulua për pozicion jashtë loje, por u cilësua i rregullt, pas konsultimit me sistemin VAR.

Durrsakët nuk “qëndruan duarkryq” dhe reaguan menjëherë. Simeu vendosi ekuilibrat, duke shfrytëzuar në maksimum një krosim nga goditja e këndit.

Pjesa e dytë fillon “zjarr”, me Teutën që pretendon penallti për një kontakt Dembele-Toma, por asgjë nuk ka.

Në minutën e 61, ekipi kryeqytetas shfaqet rrezikshëm me një zbritje të shpejtë të Zharmuni, por e vëmendshme mbrojtja kundërshtare, duke larguar topin.

5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Teuta fiton penallti, pasi Kotobelli pengohet në zonë. 11-metërshi u përkthye në gol nga Lloci, i cili ndezi festën vendase.

Teuta renditet në vendin e tetë me 27 pikë, ndërsa Tirana e vendit të nëntë ka një pikë më pak.

Ndeshja tjetër e Superiores mes Skënderbeu dhe Egnatias përfundoi 1-0 për korçarët.