Bizneset kanë shtuar interesin për investime ne sektorin e hoteleri –turizimit.Kjo konfirmohet nga niveli i lartë i lartë i kreditimit gjatë vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti.Vetëm në janar Shqipërinë e vizituar mbi gjysëm milioni shtetas të huaj çka tregon se ky sezon do të ketë ecuri të mira edhe gjatë këtij viti.Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë zgjerimi vjetor i këtij portofoli ishe me 25% ose 5% më i lartë se norma e shënuar në periudhën paraardhëse.

Gjithashtu përshpejtim të ndjeshëm shënoi edhe kredia për sektorin e industrisë dhe tregtisë me norma të larta rritjeje përkatësisht me 20% dhe 15.8%. Ndërkohë, kredia për sektorin e ndërtimit dhe për bujqësinë shënoi një rritje me mesatarisht 16.5% dhe 11.4. Një tjetër fenomen i konsatuar në raport nga Banka e Shqipërisë është fakti se mbështetja më e madhe e sistemit bankar ka shkuar për biznesin e madh ku portofoli i kredsë është zgjeruar me 27.7%.

Po ashtu tendencë gjatë muajve të fundit ka qenë edhe marrja e huave kryesisht ne valute duke mbizotëruar me tepër në euro. Zgjerimi i kredisë në valutë ka shfaqur një zgjerim tre herë më të fortë – i ndikuar edhe nga ulja e kostos së kredisë në euro, në përgjigje të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Zgjerimi i kredisë është përkrahur nga lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe lehtësimi i politikës monetare.Vendet e Ballkanit reflektojnë një performancë krahasimisht më të mirë ndaj atyre të Evropës Qendrore. Shqipëria dallon për norma të larta të rritjes së kredisë, si për individët, ashtu edhe për bizneset.