GJKKO dhe SPAK kanë dërguar sot një shkresë zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme në lidhje me protestën e zhvilluar dy ditë më parë nga mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Megjithatë, kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO reagojnë ndaj një proteste të tillë, ndonëse përpara godinave të tyre janë zhvilluar dhjetëra protesta në mbështetje të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Siç shihet edhe nga pamjet filmike, militantët e PD-së dhe PL-së kanë bllokuar disa herë rrugët para SPAK, ndërsa Tedi Blushi shfaqet duke goditur me forcë një furgon të Policisë së Shtetit. Në asnjë rast SPAK dhe GJKKO nuk kanë reaguar për këto skena.
Pse SPAK dhe GJKKO kanë reaguar sot për një protestë paqësore të mbështetësve të Veliajt?
A është ky një tjetër standard i dyfishtë i tyre?
58a8c264-7889-4c39-a1e0-34eabfb2f729