Kur flet Fabio Capello… futbolli italian ul veshët dhe dëgjon me vëmendje. Kështu ndodhi pas komentit të fundit të trajnerit 78-vjeçar për Igor Tudor, trajnerin e ri të Juventusit.
Capello i ka shijuar ditët e para të kroatit në Torino dhe beson se mënyra se si trajneri ka trajtuar lojtarët ka qenë vendimtare në këtë fazë të përshtatjes me realitetin e ri.

“Duket sikur kroati t’i kishte rënë ziles së shkollës. Librat janë lënë në tavolina dhe të gjithë dalin në oborr për të bërë gjëra argëtuese.
Efekti Tudor është aty dhe mund të ndihet kudo. Igor më tremb, por më e rëndësishmja është se, me sa duket, lojtarët e pëlqejnë atë dhe atij i pëlqejnë lojtarët”, filloi ai.
“Kalifikimi në Champions League nuk është ende i sigurt, por në pak më shumë se 20 ditë trajneri i ri i Juventusit tashmë ka arritur një sukses të rëndësishëm.
Përveç shtatë pikëve në tre ndeshje, ai u ka dhënë lojtarëve shumë liri individuale dhe kjo është vendimtare”, përfundoi ai.
