Mos i fyeni patriotët shqiptar……
Nuredin Seci mund jetë çdo gjë, bashkfshatar i juaj, elektiçist me përvojë, alpinist i guximshëm por emri tij në kontratë nuk është për Shqipërinë por kolateral i partisë.
Pas publikimit të kontratës së lobimit mes Partisë Demikratike dhe “Continental Strategy” zërat nga Partia Demokratike që justifikojnë burimin e parave 6 milion dollarë, pretendojnë se fatura po paguhet nga “patriotët shqiptarë”
Referuar kontratës, patriotët janë tre persona:
1- Nuredini
2- Gruaja Nuredinit
3- Djali Nuredinit
Me pak fjalë, patriotizmi financar qenka brenda një familje. Emra të tjerë nuk ka si financues.
Pyetja është, pse një patriot që do Shqipërinë, të financoj partinë për Aleancën me Greqinë?
Në kontratën që ka nënshkruar Nuredin Seci si garant financiar, parashikohet mbështetja e koalicionit Aleanca Madhështore Berisha-Beleri.
Unë jam i qartë për motivet jo parimore që Berisha pranon edhe me “djallin” të bëjë aleancë që të vij në pushtet, por s’mund kuptoj pse një patriot shqiptar është gati të jap 6 milion dollarë për një aleancë patriotike greke dhe jo shqiptare.
Si ka mundësi një parti e cila në 35 vjet nuk ka asnjë donacion zyrtar më të madh se 10.000 dollarë, e gjen në “patriot” dy javë para zgjedhjeve të paguaj 6.000.000 dollarë të heqi Berishën nga lista e zezë e SHBA…
Nuredini mund jetë burri më i nderuar në SHBA, por mos ja prishni emrin dhe qetësinë.
Madje edhe mediat kur e pyetën ai tha:
“Më lini të qetë se unë jam me pushime në palzh me familjen”.
Lëreni Nuredinin se ai mund jetë mik dhe besnik i idealeve të partisë por do i hapini telashe.
Prej 4 vjetësh u justifikuat që dosja Non-Grata nuk ka prova për korrupsion. Madje me këtë motiv keni bindur dhe Carlos Trujillon dhe Chris LaCiviten që Blinken dhe Biden e shpallën Berishën si Non-Grata pa prova.
Gradualisht filluam ta besonim edhe ne që dosja Non-Grata s’ka prova deri ditën që ju me duart tuaja depozituat 6 milion fakte.
Nga sot ajo dosje është plot me prova, faqet e së cilës po i numërojnë dy avokatët e Trump.
Shqiptarët mund ti bëni budallenj duke ju treguar përralla me “patriot” që paguajnë miliona dollarë për aleancën tuaj me Greqinë, por amerikanët s’do u besojnë kurrë që ato janë paratë e elektriçistëve apo hidraulikve të “diaspordhës” tuaj.
