Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë; duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites; ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qendrore duke arritur një maksimum prej 29°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë sërish në Republikën e Kosovës ku temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që; pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës ku më të theksuara do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në Podujevë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Prizrenit; Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Territori i MV do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në orët e paradites, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Dibrës deri në 6°C ndërsa maksimalja pritet në qytetet; Shkup dhe Manastir deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Vendet Nordike si edhe rajoni i Baltikut do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë intensive duke sjellë përmbytje në shumë rajone. Po ashtu; Europa Lindore dhe brigjet e Egjeut do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruara rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.