Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se ka diskutime të vazhdueshme që Cristiano Ronaldo të luajë në Kupën e Botës për klube këtë verë.
Gjatë një interviste ‘të çuditshme’ në kanalin ‘iShowSpeed’ në YouTube, Infantino po përpiqej të promovonte Kupën e Botës për Klube që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i FIFA-s u pyet nga tifozi i Ronaldos në lidhje me mundësinë e lojtarit portugez që të luajë në turne, gjë që Infantino sugjeroi se mund të ishte e mundur. Ai shtoi se tashmë ka pasur diskutime midis klubeve në turne dhe Ronaldos në lidhje me një transferim të mundshëm.
“Cristiano Ronaldo mund të luajë edhe për njërën nga ekipet që marrin pjesë. Ka diskutime me disa klube. Pra, nëse ndonjë klub që po e vëzhgon është i interesuar ta punësojë Ronaldon për Kupën e Botës për klube, kush e di. Ka ende disa javë kohë”, tha Infantino.
Kompeticioni
Turneu i ri do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik 2025. Nga Evropa janë kualifikuar 12 skuadra: Inter, Juventus, Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Salzburg.
Grupet e Kupës së Botës për Klube:
Grupi A: FC Porto, Palmeiras, Al Ahly, Inter Miami.
Grupi B: Paris Saint Germain, Atletico Madrid, Botafago, Seattle Sounders
Grupi C: Bayern Munich, Benfica, Boca Juniors, Auckland City
Grupi D: Flamengo, Chelsea, Club Leon, Espereanca de Tunis
Grupi E: River Plate, Inter, Monterrey, Urawa Red Diamonds
Grupi F: Fluminenese, Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi
Grupi G: Manchester City, Juventus, Wydad, Al Ain
Grupi H: Real Madrid, Salzburg, Al Hilal, Pachuca.