Blogerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe të dashura në rrjetet sociale, edhe pas ndarjes së bujshme nga reperi Ledri Vula.

Së fundmi, Sara ka tërhequr vëmendje përmes një ndryshimi të dukshëm në pamjen e saj. Ajo ka realizuar një ndërhyrje estetike në gjoks, dhe nuk ka nguruar ta ndajë hapur këtë vendim me ndjekësit e saj.

Në një postim të fundit, Sara ka publikuar një foto ku duket më vetëbesuese se kurrë, duke theksuar format trupore dhe pamjen e re.

Ndjekësit kanë reaguar kryesisht pozitivisht, duke vlerësuar sinqeritetin dhe guximin e saj për të qenë transparente me publikun.