Turistë e aventurës këtë fundjavë kanë shijuar bukuritë natyrore dhe adrenalinë e rafting në lumin Shkumbin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga rafting në peizazhin fantastik që ofron lugina e lumit Shkumbin.
Turistët lundruan përgjatë vijës Egnatia, mes pamjeve magjike të një prej urave më të njohura dhe më të mirëmbajtura të rrugës Egnatia, urën e Kamarës.
Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj.
Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës, ka edhe mjaft vende të përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske, që mund të vizitohen nga turistët e natyrës dhe ata të aventurës, si Selca e Poshtme në krahinën e Mokrës me një vendbanim të lashtë ilir, ura e Golikut në fshatin Golik, atje ku bashkohen tri degë të lumit Shkumbin.
Raftingu nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon pranë qytetit të Librazhdit. Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtovës.