Osman Dembele nuk është duke menduar për “Topin e Artë” por vetëm për të fituar Ligën e Kampioneve.dembele.

“Jam shumë i lumtur që të jem në këtë finale. Ne kemi punuar realisht shumë dhe nuk ka qenë shumë e lehtë, sidomos në fillimin e sezonit në Champions.

Ishim të zotët të ndryshonim dinamikën sidomos në pjesën e dytë të sezonit. Është kënaqësi të luash në një ndeshje të tillë.

Topi i Artë? Gjëja më e rëndësishme është që të fitoj Ligën e Kampioneve. Jam realisht shumë i fokusuar te skuadra dhe jo tek trofetë individualë. Jam duke menduar vetëm për Parisin.

Interi? Ata janë një skuadër e madhe dhe e meritojnë. E njohin njëri-tjetrin me symbyllur. Dinë si të mbrohen dhe të sulmojnë të gjithë bashkë. Duhet të jemi seriozë gjatë gjithë ndeshjes. Mjafton të ndodhë një moment pakujdesie dhe ta paguash shtrenjtë”, përfundoi francezi.