Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se kjo është një detyrë e i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë, Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti nënvizon gjithashtu se u ka dërguar ftesë kryetarëve të partive për një takim të shtunën (28 qershor).
“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi Albin Kurti.