Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se figurat e votuara në PD si Ilir Alimehmeti apo edhe Jorida Tabaku duke qëndruar pas Sali Berishës, nuk kanë për të fituar kurrë.
Gjatë intervistës, në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se duhet një “Foltore” kundër doktorit.
“Duke qëndruar pas doktori nuk kanë për të fituar kurrë. Alimehmeti nuk ka për të fituar kurrë. Duhet të bashkohen kundër doktorrit…Kështu si janë, janë thjesht vartës së një kauzë të humbur. Duhet foltore kundër doktorit”, tha Mërtiri.
Nga ana e tij eksperti ligjor Indrit Sefa, tha se i detyrohen demokratëve që të mbajnë një qëndrim dhe të bëjnë bashkë Partinë Demokratike që presin demokratët.
Ndërsa analisti Roland Bejko u shpreh se në rast se do të prevalonte ideali, atëherë figurat që morën më shumë vota nga demokratët, do të dilnin edhe kundër Berishës që shihet si figura që po e dëmton PD.
Bejko: U mbështetën mbi parime, mbi moralin, ndërkombëtarët, moralin. Humbëm na mundi. Ne ikëm me njollën se u ndamë nga Saliu. Ndërsa Lapaj kishte avantazhin se ishin të rinj.
Mërtiri: Berisha nuk është i fortë. Në momentin që njerëzit perceptojnë se nuk e mund dot Ramës, atëherë nuk vlen. Ndaj duhet që forca të reja duhet të grumbullojnë të gjithë votat që mos shkojnë te Berisha.
Sefa: A i ke parë të gjithë eksponentët dhe që kanë marrë vota në listë të hapur. Thonë të ikin të gjithë, por ai jo (Berisha). Ai duhet të reformojë PD.
Bejko: Ky kontigjent votuesish nëse nuk do gjente Joridën, Alimehmetit, apo Aulon Kalanë, ose do qëndronin në shtëpi, por vota Berishës nuk do i jepnin. Pra në rast se këto vota që i kanë shkuar Lapaj dhe Shabanit për shkak se donin një figurë të re…po të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme Berisha po ndryshoi strategji, mund të kthehen votat, lëre pastaj po të ikën Berisha, mund të jetë edhe më mirë. Ata kanë marrë vota të demokratëve që janë për PD, por jo për Saliun. Po të prevalojnë interesat e idealit, del kundër Berishës, por kërkon këllqe dhe besim te vetja. Ata nuk kanë besim te vetja.
Sefa: Edhe për detyrimin që i kanë demokratëve, duhet të mbajnë një qëndrim për atë që ka ndodhur. Por ata kanë detyrimin të dalin përballë dhe të bëjnë PD.