Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasapi ka sqaruar se është mirë me shëndet dhe ka theksuar se lajmet janë ekzagjeruar.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ka qenë një keqkuptim me disa nga të ftuarit e dasmës.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” shkruan ai.