Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë ku tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një incidenti, ku janë përdorur armë zjarri sot në Gjilan.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”. Viktimat dyshohet se janë baba me djalin dhe dhëndrin.
I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, një shtetas nga Gjilani, i cili për momentin është në arrati, teksa policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve dhe mediave për kapjen e tij.
Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.