HEC-et janë ndër instrumentet më të rëndësishme për shpërndarjen e energjisë elektrike të pastër dhe të rinovueshme. Megjithatë, shpeshherë ndërtimi i tyre është shoqëruar me mosbesim dhe dezinformim, sidomos në lidhje me ndikimin që kanë në komunitet dhe burimet natyrore të zonës.
Në këto reportazhe nga Lexo.al dhe emisioni Opinion nga Blendi Fevziu, u ndoq e gjithë rruga e ujit nga Zall Gjoçaj deri në bashkimin me lumin Urakë. Ajo që bie në sy gjatë gjithë itinerarit është fakti se uji merret vetëm pas kalimit të fshatit Zall Gjoçaj, duke lënë të paprekura burimet për banorët lokalë. Në shtratin e lumit është respektuar rrjedha ekologjike, duke garantuar ujë për nevojat bazë të ekosistemit dhe komuniteteve përreth, përfshirë fshatin Melth ku aktualisht jeton vetëm një familje.
Shpjegimi nga harta:
Në disa segmente, uji humbet natyrshëm me kilometra të tëra në kanion për shkak të përbërjes gjeologjike të terrenit, një fenomen që nuk ka lidhje me ndërhyrjen e HEC-it.
Më pas, uji shkon me tunel në HEC-in e Zajsit, poshtë fshatit dhe përfundimisht bashkohet me lumin Urakë, për të vijuar drejt Lufajt që se ka patur kurrë këtë ujë, po me tunelin e HEC-it e kanë sot. Sigurisht ky ujë hyn në tunel duke respektuar rrjedhën ekologjike në shtratin e lumit në kanion, ku uji humbet pas pak km.
Uji pasi furnizon Lufajn, çfare mbetet shkon në HEC-in Sekë dhe pas HEC-it Sekë shkon ne kanalin vadites te Sekës.
Bëhet fjalë për një kaskadë me tre hidrocentrale në basenin e Urakës, që shtrihet në Mat dhe Mirditë, me fuqi të instaluar gjithsej 30 MW. HEC-i Prellë ndertuar në vitin 2016, me fuqi të instaluar 15 MW.
Dy hidrocentralet e tjera (Seke dhe Zajs) në vitin 2020, gjithashtu te dy me fuqi 15 MW.
Të tre hidrocentralet përfaqësojnë një investim të përbashkët, ku 90% te investimit e kane kryer investitore Italiane. Kryesort ne kete investim jane kompania Scotta srl dhe familja Bona nga veriu i Italisë.
Ndërtimi i hidrocentraleve ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës së zonës, duke mundësuar rikonstruksionin e rreth 50 kilometrave rrugë ekzistuese dhe ndërtimin e 33 kilometrave rrugë të reja.
Për herë të parë është realizuar ndërtimi i segmentit rrugor Lami i Madh – Melth – Zall Gjoçaj, si dhe rrugë të cilat shkojnë deri në derë të shtëpive të këtyre fshatrave të Bashkisë Mat dhe fshatrave Lufaj e Zajs të Bashkisë Mirditë. Një kontribut i veçantë ka qenë edhe donacioni për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Gjoçaj në Mat. Me poshte po u sjellim kontratat ekskluzive ku kompania dhuron 22 mije litra nafte bashkise Mat, 11 mije litra nga Prelli Dhe 11 mije litra nga HEC-i Seke.
Është ndërtuar gjithashtu një linjë e re elektrike për furnizimin e fshatrave Lam i Madh, Melth dhe Zall Gjoçaj, e cila ka garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për komunitetin lokal, duke zëvendësuar rrjetin e vjetër të amortizuar.
Gjithashtu, përmes tubacioneve të hidrocentraleve është mundësuar furnizimi me ujë i fshatrave Melth, Lufaj dhe Prellë. Kjo infrastrukturë ka shërbyer edhe për zbatimin e projektit të Bashkisë Mat, i cili siguron furnizimin me ujë të 17 fshatrave dhe qytetit të Burrelit.
Një fakt i rëndësishëm që del nga ky konstatim në terren është se uji që më parë nuk ishte në përdorim nga banorët e fshatit Lufaj në Mirditë sepse ata ishin mbj kanion e ujin se merrnin dot, tashmë është i disponueshëm për çdo familje falë tubacionit të HEC-it. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për një zonë që historikisht ka vuajtur nga mungesa e ujit dhe që banorët e konfirmojnë në reportazh.
Uji pasi furnizon Lufajn, çfare mbetet shkon në Sekë e bashohet me ujin ekologjik.
Një tjetër përfitim konkret për komunitetin është ndërtimi i rrugëve derë më derë: nga një rrugë inekzistente, e pakalueshme përveçse me kafshë, sot janë ndërtuar rreth 20 kilometra rrugë të reja, që mundësojnë kalimin e automjeteve dhe lidhin më mirë fshatrat me njëri-tjetrin dhe me qytetet përreth.
Reportazhi i Blendi Fevziut:
Në përfundim, investimi në HEC-et që verifikuam paraqesin një shembull të suksesshëm se si zhvillimi energjetik mund të bashkëjetojë me ruajtjen e natyrës dhe përmirësimin e jetës së komunitetit lokal. Nga monitorimet dhe verifikimet e Lexo.al, nuk është evidentuar asnjë mungesë uji në fshatra – përkundrazi, uji është bërë më i aksesueshëm për banorët që se kanë patur kurrë/Lexo.al