Ekipi i futbollit të Tiranës ka festuar 105-vjetorin e themelimit. 105 vite histori, lavdi e fitore.
Për të surprizuar tifozët, ekipi kryeqytetas organizoi një shfaqje të veçantë me dronë mbi stadiumin “Selman Stërmasi”.
“Numërojmë për TY 105! Nga 1920 deri sot… Kampionë të zemrave, legjenda të fushës! Urime ditëlindjen, Tirona jonë! Një jetë me ty, një tjetër për ty”, shkruhet në faqen e skuadrës në Facebook.