Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas mbërritjes në Washington për takimin me Donald Trump, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ai vlerësoi mbështetjen që vendi i tij ka marrë deri më tani dhe theksoi se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme është e vetmja rrugë përpara.
“Ukraina nuk do ta harrojë ndihmën e dhënë nga SHBA, presidenti Trump dhe partnerët tanë ndërkombëtarë,” theksoi Zelensky, duke shtuar se është i bindur që me forcën dhe unitetin e aleatëve, Rusia do të vihet përballë përgjegjësisë për agresionin që nisi.
“Qëllimi ynë është t’i japim fund këtij konflikti në mënyrë të besueshme, jo përkohësisht,” shkroi ai, duke nënvizuar se mbrojtja e Ukrainës është një mision i përbashkët për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare.