Partia Socialiste ka njoftuar mbledhjen e radhës të Asamblesë Kombëtare, e cila do të zhvillohet më datë 11 shtator 2025, në orën 09:30, në ambientet e kompleksit “Xibraku” në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kjo mbledhje mbështetet në nenin 37, pika 5 të Statutit të Partisë Socialiste.
Në rendin e ditës parashikohen këto pika:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS, Edi Rama
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Në njoftim theksohet se pjesëmarrja e anëtarëve është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë.