Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024, shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com.
Shumica e vizitorëve vijnë nga vendet fqinje si Kosova dhe Italia, ndërsa vetëm 306 000 pushues rezultuan se erdhën nga Amerika. Ndërsa evropianët po zgjohen me sharmin e këtij vendi mesdhetar, për amerikanët është ende një lloj perle e fshehur.
Kërkoni për ngjashmërinë perfekte të plazheve greke me gjysmën e çmimit? Dëshironi pica dhe makarona të shkëlqyera pa qënë në Romë? Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete historike piktoreske dhe një kryeqytet të gjallë, të gjitha me çmime të përballueshme dhe me një atmosferë miqësore për familjen.