Me flamurin e UÇK-së, atë kuqezi dhe të Kosovës, qindra protestues janë mbledhur së bashku afër një pompe të derivateve janë nisur për në Hagë, atje ku do të marrin pjesë në protestë kundër Gjyktës Speciale që do të mbahet sot nga ora 14:00, pranë Dhomave të Specializuara.

Policia holandeze ika ndaluar shqiptarët që të mblidhen përpara Gjykatës Speciale. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.