Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook pamje nga aksioni, ndërsa krahas videos shkruan “S’ka pushim jo” .

Ky aksion vijon që prej muajit korrik kur edhe nisi në të gjithë vendin, për të liruar hapësirat publike të zaptuara nga shtesat e lokaleve, me çadra dhe struktura metalike.