Avokati Idajet Beqiri thotë se në Hagë po gjykohet liria e Kosovës dhe sipas tij, Serbia ka përgatitur dosjet kundër ish krerëve të UÇK, duke paguar dëshmitarë të rremë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po humbet shtetin e Kosovës për pushtetin e tij.
“Doli dhe e famshja Shtëpia e Verdhë, ishte një shpifje e ndyrë. Gjoja Serbia kishte prova dhe kjo ndikoi që të krijohej Gjykata Speciale. Faktori ndërkombëtar mendoi se për tjetër gjë do krijohej kjo gjykatë. Kjo gjykatë devijpi, po gjykon UÇK, shtetin e Kosovës, lirinë e Kosovës dhe ka marrë në mbrojtje agresorët serbë.
Problemi është që në Kosovë, për shkak të keq, nuk mund t’ia fal që pasi u bë kryeministër i Kosovës, i janë errur sytë. Po shtet shtetin për pushtetin. Shteti është UÇK. E gjithë Kosova, forcat politike duhet të jenë të njëzeshme.
Kurti i ka mundësitë që të bëjë një referendum popullor, për të mos njohur vendimet e saj. U ka errur sytë pushteti, për të shtuar vota, po humbasin edhe themelet e shtetit të tyre.”, theksoi ai.