Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka folur për marrëdhëniet mes Adem Demaçit dhe Hashim Thaçit në dëshminë e tij në Hagë.

Williams tha se ishte e rëndësishme që Adem Demaçi t’i jepte mbështetje Thaçit. Ai shtoi se nuk e njihte personalisht Demaçin, ndërsa njohuritë për të i kishte marrë nga të dhënat në internet.

Sa i përket qëndrimit të Thaçit ndaj pavarësisë së Kosovës, Williams theksoi se si Thaçi, ashtu edhe gjithë delegacioni ishin për pavarësi.

“Kundër pavarësisë, si kusht i domosdoshëm për nënshkrimin e marrëveshjes, po. Por Thaçi dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, kërkonin pavarësinë. Pavarësia ka qenë fjala që dilte nga goja e tyre. Thaçi ishte në këtë situatë, pra, si të gjithë të tjerët,” deklaroi ai.