Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë pjesëmarrës në protestën gjithëkombëtare që do të zhvillohet më 17 tetor në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë një konference për media. Ai bëri të ditur se në këtë tubim do të mbajnë fjalën e rastit ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë, nga Kosova pritet të nisen drejt Tiranës rreth 60 autobusë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës.