Serbia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Shqipërinë, takim ky që luhet këtë të shtunë në orën 20.45.

Për t’u theksuar se përfaqësuesja serbe ka zgjedhur që të stërvitet në stadiumin e Nishit dhe jo në Leskovac, vend ku do zhvillohet edhe sfida. Te serbët, për këtë takim nuk do jenë në dispozicion Saša Lukić, Ivan Ilić, Kosta Nedeljković, Gudelj dhe Vanja Milinković.