Qeveria kineze ka vendosur rregulla të reja për influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, duke ndaluar ata që flasin për tema profesionale pa pasur diplomë apo kualifikim përkatës.
Sipas mediave ndërkombëtare, kush trajton fusha si mjekësia, ligji, financat, arsimi apo shëndetësia, duhet të provojë me dokumente shkollimin e duhur. Përndryshe, rrezikon gjoba deri në 100,000 juanë (rreth 13,000 euro) dhe mbylljen e llogarisë.
Platformat si Douyin (versioni kinez i TikTok) dhe Weibo do të mbajnë përgjegjësi për verifikimin e kredencialeve të përdoruesve që publikojnë përmbajtje të tilla.




















