Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të qeverisë Kurti III.
Limaj dy ditë para seancës së sotme, ka deklaruar se nuk do ta votojnë qeverinë e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.
Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit për seancën ku pritet të hidhet në votim formimi i qeverisë së re, tha se nuk është kontaktuar nga Kurti.




















