Një shembje masive gurësh dhe dherash ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, në afërsi të kroit të Zojës.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve, segmenti rrugor është bllokuar plotësisht, duke penguar qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.
Bëhet e ditur se në vendngjarje ndodhen ekipet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe për rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e plotë të segmentit dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm të rrëshqitjeve të tjera.




















