Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të premteje një foto me pamje nga lapidari simbolik përkujtimor i Vlorës, në kuadër të urimit për festën e 28 Nëntorit. Ai ka zgjedhur ta nisë ditën me një urim të thjeshtë dhe të shkurtër, duke përkujtuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”-shkruan Rama. 
Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Në të gjitha qytetet e vendit, si edhe në trevat shqiptare jashtë kufijve, janë zhvilluar aktivitete për të nderuar këtë ditë simbol të identitetit dhe unitetit mbarëkombëtar.