Lëvizja Vetëvendosje mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë së re. Ky është vendimi që është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Nuk dihet nëse partia në pushtet i ka siguruar numrat, megjithatë emri i Konjufcës është miratuar.
“E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim. Pas diskutimeve të zgjeruara e të thelluara në kryesinë e VV-së, unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, Glauk Konjufca”, tha Kurti.
Mediat në Kosovë, raportojnë se Kurti, ka zhvilluar një takim me Presidenten Vjosa Osmanin. VV-ja dështoi herën e parë me Albin Kurtin mandatar në datën 26 Tetor, duke marrë 56 vota. Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin deri rreth orës 11:15, këtë të martë. Kjo një ditë para se të finalizohet afati kushtetues për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.




















