Klodian Braho është i fundit në garë për kreun e SPAK, duke prezantuar platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e institucionit.

“Jam në një pozicion ku duhet të përgjigjem për dy drejtues. Institucioni nuk ka qenë i njëjtë. Mendoj se zoti Kraja duhet të kishte qenë më aktiv në atë periudhë, edhe pse çështjet kërkonin kohë dhe ishin vitet e para të krijimit. Do të isha më aktiv. Krahasuar me Dumanin, do të merrja anën pozitive. Më vështirë se kaq, nuk gjej një anë të mirë tek Dumani.”-tha Braho.